Interi barazoi 1-1 me Juventusin në Torino me një gol nga pika e bardhë në minutën e fundit. Romelu Lukaku shënoi dhe u përjashtua nga gjyqtari Davide Massa për shkak të festimit.
Lukaku u ndie i fyer nga një pjesë e turmës për shkak të ngjyrës së tij. Pasi shënoi golin, belgu i bëri shenjë turmës që të hesht duke i përshëndetur.
Për shkak të kësaj lëvizjeje, belgu mori kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua.
Skenat e filmuara nga tribuna janë vërtet të tmerrshme. Disa tifozë të Zonjës së Vjetër dëgjohen duke imituar tingujt e majmunëve nga tribuna dhe ndoshta për këtë ka reaguar Lukaku. /Sport Ekspres/
Ecco lo schifo.
Ma ovviamente preferiscono espellere il giocatore.#JuveInter #Lukaku pic.twitter.com/BnR3TzJ2eK— LineaInter (@linea_inter) April 4, 2023