Pas sezonit të parë ku nuk gjeti hapësirat e nevojshme në 11-shen e Napolit, Amir Rrahmani ka nisur të shkëlqejë përsëri në Serie A. Mbrojtësi shqiptar tashmë është një nga titullarët e prapavijës napoletane, ku përpos detyrave mbrojtëse po bën me sukses edhe ato sulmuese.
Në takimin e sotëm që është duke u luajtur me Fiorentinën, Rrahmani ka tundur rrjetën me anë të një goditjeje me kokë. Kapiteni i Kosovës përmbys kështu violët në shifrat 1-2, duke festuar golin e tij të dytë për këtë sezon me fanellën e Napolit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/Gol12Futbol/status/1444714524477698049