VIDEO | Roxhers e nis me humbje, Uotfordi fiton në limite

0

Brendan Roxhers e ka nisur me një humbje aventurën e ri në stolin e Leisteri Sitit. “Dhelprat” ishin shumë pranë sigurimit të një pike, por nuk arritën të frenonin në transfertë një ekip të fortë si Outfordi.

Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt dhe vendasit kaluan në avantazh në minutën e pestë. Delofeu krosoi një top të bukur nga goditja e dënimit dhe sulmuesi Dinej shënoi me kokë. Pjesa e parë nuk dhuroi më gola, ndërsa miqtë reaguan në pjesën e dytë.

I zakonshmi Vardi barazoi ndeshjen 15 minuta përpara fundit të ndeshjes. Tielemans dhuroi një asist fantastik për Vardin, i cili nuk gaboi duke barazuar rezultatin. Megjithatë, vendasit nuk u demoralizuan dhe u hodhën në sulm. Insistimi i tyre u shpërblye dhe sulmuesi Grei, i ardhur nga stoli, shënoi golin e fitores në minutën e dytë shtesë.

Portieri Shmajkëll gaboi në largimin e topit dhe Grei përfitoi duke shënuar. Kjo fitore e ngjit Uotfordin në vendin e tetë me 43 pikë, ndërsa Leisteri renditet tre pozicione me 35 pikë.

Uotford-Leister Siti 2-1
(Dinej 5’, Grei 90+2’ / Vardi 75’)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.