Al Nassr dhe Al Shabab e nisën me barazim garën në fazën e grupeve të Kupës së Kampionëve në Arabi, atje ku ekipet u ndan pa gola. Skuadra vendase nuk u fut shumë seriozisht në këtë ndeshje. Ata dërguan një ekip rezervë në fushë dhe kjo shihej qartë sepse pa Cristiano Ronaldon dhe Talisca në krye të sulmit, Al Nassr ishte një ekip normal.
Në këtë duel pati mundësi goli nga të dyja palët, por më e mira ndodhi pas hyrjes së Cristiano Ronaldos në minutën e 62-të të ndeshjes. Pak minuta më vonë, portugezi shënoi një gol në mënyrë mjeshtërore. Ai e priti topin me shpinë në portë, por arriti të stoponte topin dhe ta dërgonte sferën në rrjetë. Megjithatë, arbitri ngriti flamurin për pozicion jashtë loje. /Sport Ekspres/
GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOL pic.twitter.com/VYteA1msWa
— CR7Media (@AlCR7Media) July 28, 2023
??? ???????
???? ?????? ??????? ?? @i_Carl0 pic.twitter.com/BrnCjXsFXY
— ????? ????? (@Miadieadario) July 28, 2023