Kristjano Ronaldo vazhdon të vendosë rekorde. 5 herë fituesi i Topit të Artë ka regjistruar sot paraqitjen e 197 me fanellën e Portugalisë, çka e bën atë lojtarin me më shumë paraqitje me fanellën e një ekipi kombëtar në botë.
Një rekord që është festuar më së miri nga Ronaldo, i cili ka shënuar 2 gola kundër Lihtenshtajnit. Goli i parë për të u shënua në minutën e 51-të nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa i dyti ishte një gol spektakolar nga goditja e dënimit. Portugalia është duke udhëhequr me shifrat e thella 4-0 ndaj Lihtenshtajnit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
QUE GOLAÇO DO CRISTIANO RONALDO
ELE VOLTOU pic.twitter.com/XcdDuo2Edw
— Central do Braga (@CentralDoBrega) March 23, 2023