Po shkëlqen në Itali dhe shënoi me fanellën e Shqipërisë, klubi italian i jep zë golit të asetit të tij me kuqezinjtë

Stiven Shpendi është kthyer në një nga lojtarët e rinj më të spikatur në Itali, ku po shkëlqen me 11 gola të shënuar në Serinë C. Formën pozitive e tregoi sot edhe te Kombëtarja shqiptare, teksa shënoi golin e parë në fitoren 2-1 të Shqipërisë U21 kundër Azerbajxhanit U21. Çezena i jep zë paraqitjes mjaft të mirë të Shpendit, që është kthyer një aset i vërtetë klubin bardhezi.

“62 minuta në fushë dhe një gol. Ky është rezultati për Stiven Shpendin, i cili ishte titullar këtë pasdite me ekipin e Shqipërisë U21 në një ndeshje miqësore kundër Azarbajxhanit në Turqi. Sulmuesi shënoi golin e përkohshëm për 1-0 për ekipin e tij kombëtar, që fitoi 2-1. Kristjani, në krahun tjetër, qendroi në stol. Binjakët tashmë priten për një tjetër test miqësor, kundër Polonisë në 27 mars”, ka klubi Çezena në faqen e vetë zyrtare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online