VIDEO/ Tre luanët kafshojnë axurrët, Anglia mposht Italinë me 10 lojtarë

Ka përfunduar supersfida e sotme mes Italisë dhe Anglisë. Dy Kombëtaret legjendare kanë nisur rrugtimin drejt Euro 2024 me një përplasje kokë më kokë mes tyre. “Tre luanët“ kanë kafshuar axurrët në Itali, duke e nisur në mënyrë pozitive kompeticionin. Goli i parë u shënua në minutën e 13 nga Rice, ndërsa unë i dyti erdhi në minutën e 44-t me penallti.

Italia reagoi në pjesën e dytë të takimit, kur shënon gol me anë të Reteguit në minutën e 56 ta ndeshjes. Kampionët në fuqi të Europës kërkuan të përmbysnin ndeshjen, por pa sukses. Italia nuk mundi të shfrytëzonte mundësinë për të dale me pikë nga stadiumi, pavarësisht faktit se Anglia ka luajtur me 10 lojtarë nga minuta e 80, kur Shaë u ndëshkua me karton të kuq./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online