VIDEO/ Ronaldo shijon turpërimin e ekipit të Messi-t, Al Nassr-i shkatërroi me 6 gola Inter Miami-n

Al Nassr-Inter Miami ka pasur një vëmendje të jashtëzakonshme mbrëmjen e sotme. Interes i lartë për shkak të rivalitetit të madh mes Ronaldos dhe Messi-it, megjithëse këta të fundit nuk e nisën ndeshjen si titullarë. Ronaldo ndodhej në tribunë, ndërsa Messi u aktivizua nga stoli.

Al Nassr-i shkatërroi ekipin amerikan me shifrat e thella 6-0. Otavio tundi rrjetën që në minutën e 3-të të takimit, ndërsa 7 minuta më vonë Talisca dyfishoi rezultatin. Pa marrë ende veten nga dy golat e shpejtë, në të 12-n Laporte shënoi edhe golin e tretë për ekipin arab. Në pjesën e dytë të ndeshjes, Al Nassr-i gjeti edhe tre herë të tjera rrugën e rrjetës me anë të Talisca-s (51’ p., 73’) dhe Maranit (68’). Një rezultat që bëri mjaft të lumtur Cristiano Ronaldon, i cili nuk mund ta fshihte dot buzëqeshjen në fytyrën e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online