Kushtet e transferimit/ Chelsea i ka vendosur kusht Fulhamit? Armando Broja mund të ketë “minuta të detyruara”

Armando Broja është duke zhvilluar testet mjekësore pranë klubit të Fulhamit. Një lëvizje në orët e fundit të merkatos, e cila do ta dërgojë sulmuesin shqiptar në huazim deri në fund të këtij sezoni. Fulhami ka rënë dakort të paguajë 4 milionë paundë për huazimin e tij, ndërsa në fund të sezonit do të mund të gëzojë edhe të drejtën e blerjes së kartonit të 22-vjeçarit.

Por mediat britanike kanë raportuar edhe për një kusht të vendosur nga Chelsea. Blutë e Londrës mund të kenë kërkuar një sasi të caktuar minutazhi për Armando Brojën. Kjo për arsye që lojtari shqiptar t’i ketë të sigurta minutat në këmbët e tij dhe që vlera e kartonit të tij të mos bjerë. Një kusht që shkon në favort të Brojës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online