Al Nassr-i ka mposhtur me shifrat e thella 0-5 Al Fatehun në transfertë. Një fitore që ka ardhur falë dy yjeve të ekipit, Sadio Manesë dhe Cristiano Ronaldos. Maneja shkundi rrjetën dy herë, konkretisht në minutën e 27 dhe në minutën e 81-të.
Ndërkaq Ronaldo realizon “hat trick”-un e 63-të në karrierë. Ylli portugez ka marrë kritika për mungesën e golave në ndeshjet e para të kampionatit, por përgjigjen e dha mbrëmjen e sotme me tre golat e shënuar. Fillimisht 5 herë fituesi i Topit të Artë shënoi në minutën e 38, ndërsa më pas shënoi edhe dy gola të tjerë në pjesën e dytë (55′, 90’+6′). Një fitore bindëse e Al Nassr-it, që këtë sezon synon titullin kampion në Arabinë Saudite./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
63RD HAT-TRICK FOR THE GREATEST CRISTIANO RONALDO:
Hat-tricks before 30: 30
Hat-tricks after 30: 33Ageing like a fine wine ? ?pic.twitter.com/Pfog8oDrBs
— CristianoXtra (@CristianoXtra_) August 25, 2023