Al Nassr-i siguroi grupet e AFC Champions League-s mbrëmjen e sotme pas fitores 4-2 kundër Shabab Al Ahlisë. Rezultati në fund e ka bërë të buzëqeshë, por pjesa e parë ka treguar një tjetër fytyrë të tij. Në momentin kur ndeshja ishte në avantazhin 1-2 të skuadrës kundërshtare, gjatë minutave shtesë të pjesës së parë, Ronaldo rrëzohet në zonë dhe kërkon penallti. Por arbitri kryesor i takimit nuk është i të njëjtit mendim me të dhe e lë lojën të vazhdojë.
Një vendim që Ronaldos nuk i pëlqeu aspak. Ylli portugez ka shfryrë në momentin kur skuadrat po i drejtoheshin dhomave të zhveshjes në pushimin mes pjesëve. 5 herë fituesi i Topit të Artë i ka bërtitur arbitrit, ndërsa më pas ka shtyrë me dorë njërin prej anëtarëve të stafit që ishte duke shkrepur një fotografi me celularin e tij. Kjo është e disata herë që Cristiano Ronaldo shfaq pakënaqësi me arbitrat në Arabi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Ronaldo assaulting a fan after losing the first half against Shabab Al Ahli Dubai pic.twitter.com/g7YB1CZg24
— MC (@CrewsMat10) August 22, 2023
?BREAKING:
AFC introduces new rule: Fouling Cristiano Ronaldo inside the penalty area will no longer result in a penalty ?
pic.twitter.com/sc2wVHMtC6— Everything Cristiano ? (@EverythingCR7_) August 22, 2023