Cristiano Ronaldo nuk e ka nisur mbarë përvojën e tij në Arabinë Saudite. Ende asnjë gol i shënuar në dy ndeshjete para zyrtare me Al Nassr-in, si dhe skuadra e tij që eliminohet që në gjysmëfinale të Superkupës së Arabisë Saudite. Pas eliminimit nga Al Ittihad-i, Ronaldo nuk i ka shpëtuar ngacmimeve të tifozëve.
Të pranishmit në stadium nuk janë kursyer aspak ndaj portugezit, megjithëse kanë të bëjnë me 5 herë fituesin e Topit të Artë dhe një prej lojtarëve më të mirë që ka njohur ndonjëherë historia e futbollit. Tifozët e kanë përcjellë Ronaldon drejt tunelit për në dhomat e zhveshjes duke brohoritur në kor emrin e rivalit të tij më të madh, Lionel Messi-t./Sport Ekspres/
Saudi Arabia fans taunting Ronaldo with “Messi Messi” chants after he lost the Saudi Supercup to Al-Ittihad??pic.twitter.com/WuzN35VUxQ
— Troll Football (@Troll_Fotballl) January 27, 2023