E bujshme/ Ndryshohet rregulli në futboll për gjuajtjen e 11-metërshave, faji i… Emiliano Martinez

Para ekzekutimit të penalltisë, lojërat psikologjike midis portierit dhe ekzekutuesit të penalltisë janë shumë të zakonshme, veçanërisht në ndeshjet me rëndësi të madhe.

Kjo ishte e dukshme gjatë Kupës së Botës kur portieri i Argjentinës Emiliano Martinez u përpoq në çdo mënyrë të provokonte rivalët e tij.

Sjellja e diskutueshme e Martinez doli në pah veçanërisht në gjuajtjen e penalltive gjatë ndeshjes finale, kur fitoi një lojë mendore kundër disa lojtarëve të Francës. 

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (IFAB) ka vendosur të ndalojë këtë dhe sjellje të ngjashme dhe ka ndryshuar rregullat e goditjeve të penalltisë.

Rregullat e reja do t’i ndalojnë portierët të kërcejnë ose të bëjnë ndonjë lëvizje në vijën e portës. E gjithë kjo do të konsiderohet si ndërhyrje e palejuar. 

Rregulli i ri do të konfirmohet zyrtarisht në muajin mars dhe do të zbatohet nga sezoni i ardhshëm, të paktën kështu raportojnë mediat britanike. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online