Cristiano Ronaldo po shijon një rini të dytë në Arabinë Saudite. Sulmuesi portugez vijon të shënojë për Al Nassr-in, ndërsa në këtë vit kalendarik numëron deri më tani 50 gola të realizuar. Por 5 herë fituesi i Topit të Artë mendon edhe për spektaklin në fushën e lojës dhe jo vetëm për shënimin e golave.
Ronaldo nuk i harron driblimet, megjithëse është në moshën 38-vjeçare. Sulmuesi i Al Nassr-it ka tërhequr vëmendjen në fitoren e sotme 2-5 kundër Al Shababit, ku ka provuar driblimet mes tre lojtarëve kundërshtarë. Klasi ende nuk ka humbur./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
38 year old Cristiano Ronaldo. ?pic.twitter.com/veknJCHdsB
— The CR7 Timeline. (@TimelineCR7) December 11, 2023
Cristiano Ronaldo tried to dribble Like Lionel Messi.
He almost broke his back ?. pic.twitter.com/0loIRWioap— Dennoh (@CFC_dennoh) December 11, 2023