VIDEO/ Arbitri i ndërpret festën Nedim Bajramit, i anullon golin që mund të kishte mbyllur ndeshjen

Sasuolo është mposhtur me rezultatin 2-1 nga Kaljari mbrëmjen e sotme. Skuadra nga Sardenja përmbysi shifrat në minutat shtesë dhe mori tre pikët falë një goli spektakolar me roveshatë nga Pavoleti. Në këtë ndeshje ishte i pranishëm edhe Nedim Bajrami, i cili u aktivizua në minutën e 73-të.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare arriti që në minutën e 90 të dërgonte topin në rrjetë, por arbitri i ndërpreu shpejt festën. Anësori ngriti flamurin për të sinjalizuar pozicion jashtë loje për shokun e tij të skuadrës. Një gol i anulluar që mund të kishte mbyllur historinë e kësaj ndeshjeje për Sasuolon./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online