VIDEO/ Ronaldo lë gjurmë për nxjerrjen jashtë loje të Laxalt, Juventusi i tregon derën Milanit

Juventusi ka shkuar në finalen e Kupës së Italisë pas barazimit pa gola ndaj Milanit. Ndeshja e parë ishte mbyllur në rezultatin 1-1 dhe për këtë arsye janë bardhezinjtë ata që shkojnë më tej, për të diskutuar edhe trofeun.

Një ndeshje e nisur me episode shumë të komentuara, kur Ronaldo do të fitonte një penallti të akorduar me VAR. Gjithsesi shtylla do t’i mohonte golin dhe vetëm pak minuta më vonë do t’ia lehtësonte punën Rebiç. Një ndërhyrje si në “Kung-Fu” ku nuk kishte asnjë alternativë tjetër për Orsaton, përveçse të nxirrte kartonin e kuq.

Në këtë mënyrë është larguar nga fusha e blertë që në minutën e 17, ndërsa pavarësisht se nuk kanë humbur, ky barazim ka shijuar në këtë mënyrë për Milanin. Ronaldo kishte humbur jo pak nga forma e tij gjatë këtij pushimi të gjatë të futbollit, por gjithsesi në minutën e 89 spektakli që dhuroi duke nxjerrë jashtë loje, bëri që në këtë ndeshje të kishte pak nga aroma e lojës së portugezit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *