VIDEO/ Romanca më e bukur e botës së futbollit, Modriç vrapon menjëherë për te Kros dhe gëzojnë si “fëmijë të lumtur”

Real Madrid ka arritur të fitojë finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit me rezultatin 1-0. Në një sezon të jashtëzakonshëm, klubi spanjoll arriti të fitonte Ligën e Kampionëve për herë të 14-të në historinë e tij, edhe pse askush nuk e parashikoi këtë para fillimit të sezonit.

Pasi arbitri vërshëlleu në fund, ne pamë një festë të madhe të lojtarëve dhe tifozëve të Real Madridit në stadiumin e Parisit. Disa lojtarë të Realit kanë fituar Ligën e Kampionëve për herë të pestë me këtë klub në vetëm tetë vjet, gjë që është vërtet e mahnitshme. Këtu dallohen Toni Kroos dhe Luka Modri?, të cilët prej dhjetë vitesh janë një tandem goditës në mesfushë.

Ata treguan se janë miq dhe bashkëlojtarë të mëdhenj edhe pas ndeshjes. Modric vrapoi i pari për te Kroos për të festuar fitimin e një tjetër Champions League me të dhe mediat spanjolle e shpallën këtë tandem “romancën” më të madhe futbollistike. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online