VIDEO/ Roma merr 2 kartonë të kuq në më pak se 60 sekonda! Dramë mes 120 minutash, Ismajli eliminon Kumbullën

Ndeshja e sotme mes Romës dhe Spezias kishte një interes të lartë edhe për tifozët shqiptarë. Nga minuta e parë në këtë përballje kanë luajtur edhe dy mbrojtësit e Kombëtares, Marash Kumbulla në një krahë dhe Ardian Ismajli në tjetrin. Spezia arriti që të kualifikohet në çerekfinalen e Kupës së Italisë pasi e mundi Romën në shifrat 2-4 pas 120 minuta loje. Galabinov do të kalonte Spezian në avantazh në minutën e 6, ndërsa Saponara dyfishoi shifrat në minutën e 15 duke përfituar nga gabimi në pasim i Marash Kumbullës.

Nga ana tjetër Ardian Ismajli do të zhvillonte një ndeshje fantastike, por e vetmja “njollë” në këtë përballje ishte penalltia e shkaktuar në minutën e 43. Lorenzo Pellegrini nuk do të gabonte për t’i dërguar shifrat në 1-2. Mkihtarian bëri që kjo përballje të shkonte në 30 minutat e shtesës, për të përcaktuar fituesin.

Por gjithçka do të zgjidhej brenda një minute, teksa lojtarët e Romës kishin hyrë me nerva në fushën e lojës. Mancini dhe portieri Lopez do të ndëshkoheshin me karton të kuq brenda 60 sekondash. Kjo e bëri më të lehtë misionin për Spezian teksa fillimisht Verde me kokë në minutën e 107 dhe më pas parabola turpëruese e Saponaras mbyllën takimin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *