Ekskluzive/ “Partizani do e vuajë humbjen 5-1 si Tirana në 6 vite pa fituar derbin”, Egbo: Po bëjnë të njëjtin gabim

Nga Klaudio Ndreca

Përpara derbit me Tiranës dhe Partizanit kemi zgjedhur që të intervistojmë ish-teknikun e bardhebluve, Egbo. Ky i fundit ka bërë një analizë të gjatë rreth kësaj ndeshje, duke u rrëfyer gjatë për situatën aktuale te bardheblutë dhe njëkohësisht shumë temave interesante, në të cilat trajneri nuk shmang kurrë që të përgjigjet.

Kur bëhet fjala për derbin e Superiores, Egbo shprehet: “Tani do të vuajë Partizani atë humbje në shifrat 5-1, ashtu siç ka vuajtur Tirana ato 6 vite pa fituar derbin”. Pra është hequr një paralelizëm për mënyrën sesi ka ndryshuar historia në dy klubet e kryeqytetit. Për më tepër Egbo sheh të njëjtën mënyrë sesi këto skuadra futen në fushën e lojës: “Partizani po bën gabimin e Tiranës pasi kërkon të fitojë ndeshjen me çdo kusht”. Intervistën e plotë do ta ndiqni në artikullin që do të publikohet gjatë ditës së nesërme, ndërsa tani do t’iu paraqesim analizën për derbin e ardhshëm, që niset duke kujtuar mërzinë që triumfoi në përballjen e parë të këtyre ekipeve në këtë sezon.

“Janë disa gjëra që kanë ndikuar në derbin e parë për të qenë i mërzitshëm. E para është frika për të shmangur humbjen duke pasur parasysh që ishte derbi i parë i sezonit. E dyta është pjesa që luhet pa tifozë. Tifozët e bëjnë ndeshjen që të quhet derbi, ata i motivojnë më shumë lojtarët, e ndezin atmosferën brenda dhe jashtë stadiumit.

Vetëm kështu futbollistët mund të japin maksimumin në fushë. Diçka tjetër është tani që ekipi i Partizanit është bërë si ekipi i Tiranës dikur që futeshin në fushë me motivim të tepruar, për ta fituar ndeshjen me çdo kusht. Pikërisht për këtë arsye Tirana nuk ka arritur që të fitojë një derbi në 6 vite. Partizani futet në derbi edhe me frikën që të mos humbasi me goleadë pasi humbën në shifrat 5-1.

Do ta vuajnë për shumë kohë, ashtu siç ka vuajtur Tirana për 6 vite pa fitore. Jam kurioz të shikojë sesi do të përballojnë të dy ekipet aspektin psikologjik. Nëse do të punojnë në këtë drejtim, do të luftohen deri në fund. Por nëse do të jenë njësoj me ndeshjen e parë, do të jetë shumë e mërzitshme”, ka thënë Egbo. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online