VIDEO/ Roma mban lart emrin e Italisë në Europë, mbrojtja është e sigurt me Marash Kumbullën

Roma fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Shaktarit, duke u bërë skuadra e vetme italiane që mban lart emrin e Serie A në Europë. Kjo për faktin verdhekuqtë e kanë pothuajse të sigurtë kualifikimin në çerekfinale në Europa League me një rezultat të tillë. Golat u shënuan nga Pellegrini (23′), El Sharaui (73′) dhe Mançini (77′). Kryeqytetasit nuk patën asnjë problem në fushën e lojës, të cilën e dominuan nga fillimi deri në fund.

Pas 2 fitoreve të fundit në Seria A, Roma tashmë shkon e qetë në ndeshjen e kthimit. Pjesë e formacionit ishte Kumbulla, i vendosur në qendër të mbrojtjes. Mbrojtësi shqiptar tregoi dhe njëherë se është mjaft i sigurtë në repartin e mbrojtjes, duke mos lejuar Shaktarin të shënojë gol. Ky është lajm i mirë për Kombëtaren Shqiptare që konsolidon një titullar në prag të ndeshjeve të kualifikueseve të Botërorit 2022./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

https://twitter.com/Yeshwajoe/status/1370128501601415181

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online