“Pse të gëzohem unë që u pranua Kosova nga FIFA dhe UEFA”, Prekazi nga Beogradi: Ju më harruat mua…

Xhevat Prekazi është një prej emrave që ka mbetur në historinë e futbollit të Kosovës, teksa në vitet e mëparshme do tël uante për skuadra të njohura si Galatasarai, Hajduku dhe Partizani i Beogradit. Me origjinën e familjes nga Prekazi dhe i lindur në Mitrovicë, aktualisht Prekazi jeton në Beograd.

Gjatë një interviste të dhënë për “Klan Kosova”, Prekazi ka shfaqur gjithë pakënaqësinë e tij për harresën që i kanë bërë mediat. Ndërsa kur pyetet për emocionet e përjetuara në momentin që Kosova është pranuar nga UEFA dhe FIFA, përgjigja ka qenë disi surprizuese.

“Kurrë nuk u interesuan për mua dhe tani shkruajnë për mua gazetat në Kosovë, nuk më intereson, unë e di kush jam. E di edhe situatën e vëllait tim Luanit. Luanin nuk e njohin, e kanë shtyrë diku në anë të majtë e të djathtë. Luan Prekazi është legjenda e futbollit të Kosovës, është lojtari më i madh kosovar në historinë e futbollit të Kosovës, ai është legjenda më e madhe, por e keni harruar.

Nuk më interesojnë fjalët që fliten për mua në Kosovë, se kurrë gjatë jetës sime futbollistike askush nuk është interesuar për mua, ndërsa unë jam interesuar, edhe tani e ndjek ligën e parë të Kosovës, por edhe të të gjithë botës, se futbolli është jeta ime

Kosova e pranuar në FIFA dhe UEFA? E për çfarë të gëzohem unë? Nëse e ka pranuar, atëherë mirë është për futbollistët nga Kosova që mund të luajnë edhe në reprezentacion të Kosovës edhe për kampionatin evropian dhe atë botëror. Pse të gëzohem unë? Gjë normale ka qenë për mua”, ka thënë Prekazi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online