Rivaliteti i Manchester City-t këtë sezon nuk është më me Liverpool-in. Në skenë ka dalë Arsenali, që po i habit të gjithë me ecurinë e jashtëzakonshme që kanë treguar deri më tani. Dy ekipet janë në garë për titullin kampion, ndërsa sot janë përballur kokë më kokë me njëri-tjetrin. Por me një ndryshim, rivaliteti këtë herë u zhvendos për një vend në 1-8-at e FA Cup.
Guardiola ka mposhtur “nxënësin” e tij, Artetën. Manchester City ka fituar minimalisht 1-0 përballë “topçinjve”. Goli i Ake-së në minutën e 64-t ishte i mjaftueshëm për të kualifikuar “qytetarët” në fazën tjetër të FA Cup. Në krahun tjetër, Arsenali i duhet t’i thojë lamtumirë këtij kompeticioni dhe me eliminimin e sotëm do i përqendrojë të gjitha forcat në Premier League./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Nathan Ake goal,Jack Grealish assist ? pic.twitter.com/4TcuU16kqM
— Haalandology ? (@najibmcfc) January 27, 2023