Ernest Muçi e ka nisur për herë të parë si titullar te Legia e Varshavës. Talenti shqiptar po luan nga minuta e parë kundër Ëislës, ndërsa më herët ka pasur shumë pak minuta në dizpozicion. Por shpallja si kampione e Polonisë i jep luksin trajnerit të Legias që të provojë lojtarët që kanë pasur më pak hapësirë.
Rivalët e Legias kishin menduar edhe për një surprizë të bukur. Duke ditur se kjo është ndeshja e parë e Legias që pas shpalljes si kampione e këtij sezoni, lojtarët e Ëislas kanë formuar tunelin për të duartrokitur rivalët e tyre. /Sport Ekspres/