Partizani do të presë të dielën në stadiumin “Selman Stërmasi”, Luftëtarin e vendit të parafundit në një ndeshje ku fitorja është detyrim për të kuqtë. Teksa javët kalojnë kampionati sa vjen e nxehet dhe rrjedhimisht tensioni mbi skuadër do të fillojë të rritet. Por, te Partizani po shfrytëzojnë më së miri pushimin ndërkombëtar duke u munduar të rrisin harmoninë mes grupit.
Në një video të postuar së fundmi nga klubi, shikohen lojtarët e skuadrës që zbaviten duke luajtur një lojë argëtuese në ambientet e Parkut të Madh të Liqenit Artificial në Tiranë.