VIDEO/ Rei Manaj shënon gol spektakolar në Turqi, sulmuesi shqiptar shkund rrjetën për herë të dytë gjatë ndeshjes

Rei Manaj është rikthyer në formën e tij më të mirë. Sulmuesi shqiptar po shkëlqen në Turqi, ku sot ka shtuar edhe dy gola të tjerë në statistikat e tij. Futbollisti i Sivasporit gjeti fillimisht rrugën e rrjetës në minutën e 20 të takimit, kur me kokë arriti ta dërgonte topin pas shpinës së portierit.

Ndërkohë në pjesën e dytë të ndeshjes, kur kronomentri po maste minutën e 67, Rei Manaj shënon një gol spektakolar. Lojtari shqiptar provon të djathtën e tij nga distanca me një goditje mjaft të fuqishme. Topi shkon në cepin e sipërm të portës, duke mos i lënë asnjë shans portierit të Trabzonsporit. Ndeshja aktualisht është në shifrat 3-3 dhe po shkon drejt fundit të saj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online