“Hymë për fitore dhe e dominuam ndeshjen, nuk ankohem për mungesat”, Abilaliaj zbulon: 95% e këtij ekipi do të luajë edhe ndaj Tiranës

Derbi i kryeqytetit ka përfunduar me rezultatin 0-0. Partizani dhe Dinamo janë larguar me rrjeta të paprekura nga “Arena e Demave”. Ndeshja ka prodhuar raste për të dyja skuadrat, por asnjëra prej tyre nuk pati saktësinë e duhur përpara porte.

Një pikë e vlefshme për Partizanin, që tashmë merr kreun në “Abissnet Superiore”. Të kuqtë aktualisht kanë grumbulluar 28 pikë, një më tepër se Egnatia e vendit të dytë. Në krahun tjetër, Dinamo vijon të ngjisë pozicionet në renditje, teksa tashmë është vetëm një pikë larg ‘final four’-it. Pas përfundimit të ndeshjes, trajnerët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Skaner Superiore” në “MCN TV”.

Abilaliaj (Partizani): “Jam deri diku i kënaqur, duke pasur parasysh mënyrën si u zhvillua loja dhe situatën në të cilën ishim. Në pjesën më të madhe të lojës kemi bërë mirë. Na mungoi pak ajo freskia dhe agresiviteti i lojës. Çfarë mund të bëja më mirë? Golin. Duhet të shënonim, patëm shumë raste për ta bërë. Në 10-15 minutat e parë nuk kemi bërë dot atë që donim për shkak të formës fizike të atyre që ishin përpara. Pastaj, zhvilluam një ndeshje pozitive. Keqardhje, sepse Partizani ishte dominant për mënyrën se si u zhvillua loja. Partizani ka në përbërje pothuajse 40 futbollistë. Janë njësoj të vlefshëm edhe ata që luajnë me U21-shin dhe ata që luajnë me U19-n. Ne nuk jemi ankuar asnjëherë për pjesën e mungesave. Punojmë çdo ditë me këta lojtarë dhe kemi besim te ta. Rëndësi ka mentaliteti. U futëm në fushë për ta fituar ndeshjen, jo për pikë. Donim ta fitonim me se s’bën. Kam një rezervë të vogël për arbitrimin, por ishim dominant dhe të mbetemi të kënaqur me pikën. 90-95% do të jetë ky ekipi kundër Tiranës në derbi”.

Mehmeti (Dinamo): “Sidomos kur nuk merr gol nga një skaudër që ka një vijë të parë të sulmit me elemente shumë të rrezikshme si Partizani, jam shumë i kënaqur. Quhet derbi sepse është i paparashikueshëm. Mendoj se barazimi ishte rezultati i drejtë. Në pjesën e dytë patëm raste më të pastra, por edhe Partizani pati një rast në fund. Ne do të hyjmë në merkato. Duhet të rrisim patjetër konkurrencën në skuadër, sepse ajo rrit edhe cilësinë. Do bëjmë një analizë të shkurtër dhe të vendosim pikat mbi ‘i’ se ku do të ndërhyjmë në merkato. Entuziasmi na ka ndihmuar në aspektin psikologjik për të na rritur besimin. Skuadra ka vlera. Edhe në aspektin taktik jemi përmirësuar. Kemi tre ndeshje pa pësuar. Ky është një factor që të mban në ekuilibër. Do të kemi kohën tonë që të sulmojnë zonën e kundërshtarit, siç e mbushëm sot me shumë raste të humbura”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online