Festë e madhe për Maqedoninë e Veriut! Një arritje e pabesueshme për këtë Kombëtare që arriti të linte edhe Italinë pa Botëror duke e mundur në transfertë me shifrat 0-1. Askush nuk do ta besonte një triumf të tillë, madje edhe tifozi më i çmendur.
Menjëherë pas vërshëllimës së trefishtë të arbitrit, tifozët e Maqedonisë së Veriut janë derdhur në shesh duke bllokuar rrugët. Disa momente mund t’i gjeni edhe në videot më poshtë. /Sport Ekspres/