Real Madrid po kthehet drejt normalitetit. Katër fitore në katër ndeshje e fundit dhe katër gola të shënuar ndaj Seltës, që i çojnë “Los Blancos” katër pikë larg kreut që mbahet nga kampionët në fuqi të Barcelonës.
Në Vigo lojtari që udhëhoqi madrilenët ishte franko-algjeriani Karim Benzema, i cili kreu një ndër ndeshjet më të mira me fanellën e Realit. Marrje dhe finalizim i shkëlqyer në minutën 23-të dhe aftësi driblimi të frikshme në momentin e golit të dytë, që mban përsëri firmën e tij.
Selta tregoi se është një ekip që mund t’i bëjë keq kujtdo, duke çuar shifrat në 2 – 1, por një ndërhyrje e gabuar ndaj Odriozolës, i dha fund çdo diskutimi me Ramos që u tregua i saktë nga pika e a bardhë, ndërsa për të thelluar diferencën mendoi Sebajos me një “silur” të vëtetë. Mëngjarashi i talentuar i Seltës Braiz Mendez shënoi golin e fundit të takimit, që vlen sa për statistikë.
Selta Vigo 2 – 4 Real Madrid
Shënues: Majo 61’, Mendez 90+4 / Benzema 23’, Kabral (aug) 56’ , Ramos 83’ (pen), Sebajos 90+1