Reali i Madridit është fituesi i Superkupës së Spanjës. Madrilenët e bënë Barcelonën të dukej e vogël, teksa e mposhtën pastër me shifrat e thella 4-1. Vinicius Xhuniori ka shkëlqyer këtë mbrëmje, duke qenë heroi i “los blancos”.
Braziliani e dërgoi topin 3 herë në rrjetë, përkatësisht në minutat 7, 10 dhe në të 39-n me penallti. Robert Levandovski ngushtoi diferencat në minutën e 33-të, por Reali i Madridit vulosi shifrat përfundimtare me Rodrigon në minutën e 64-t. Si për të mos mjaftuar rezultati, Barcelona vuan edhe disavantazhin numerik, pasi Arauho u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 71-të.
Katalanasit ishin të pafuqishëm për të ndryshuar rezultatin, i cili mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën përfundimtare të arbitrit. Trofeu shkoi kështu në duart e lojtarëve të Realit të Madridit, që sigurojnë kështu suksesin e parë në vitin 2024./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
RODRYGO MAKES IT 4!!!!!!!
REAL MADRID ARE ON FIRE!!!! ??? pic.twitter.com/L4SwICoSah
— TC (@totalcristiano) January 14, 2024