“I lë Kosova në stol, qajnë dhe vijnë pastaj te Shqipëria”! Krelani kundër kalimeve të tilla: Janë vetëm për interes, i përkrah kur e thonë që në fillim

Emisioni Koha Shtesë ka publikuar një tjetër puntatë kushtuar Kombëtares dhe legjionarëve tanë. Këtë herë e ftuar në emision ishte gazetarja e njohur sportive, Qeqa Krelani. Shumë tematika aktuale janë diskutuar me të rreth Shqipërisë, por krahasimi i bërë për Jasir Asanin ishte padyshim niveli tjetër. (Intervistën e plot me Qeqa Krelanin e gjeni në videon më poshtë).

“Shpesh them nëse Argjentina zbuloi dorën e Zotit, ne shqiptarët zbuluam këmbën e Zotit. E thëmë në mënyrë metaforike këtë për vlerat e Jasir Asanit. Lojtarët nga Kosova te Shqipëria? Nëse e zgjedh Shqipërinë nga fillimi, jemi të gjithë të gëzuar se ne në Kosovë duam bashkimin kombëtar, një Shqipëri të madhe. Po kur ti vjen te Kosova dhe trajneri të lë në stol, ti pastaj qan dhe thua po iki te Shqipëria, unë mendoj se ti mund të jesh gjithçka, vetëm shqiptar jo. Kjo do të thotë se ti e do për interes vendin tënd, se e do vetëm për arritjet e tua individuale. Nuk i kuptoj këta lojtarët e Kosovës për këto kalkulimet që i bëjnë, unë këtë e quaj skandal”, ka thënë Krelani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online