VIDEO | Reali cinik, mesfusha madrilene hedh në tapet Sevijan

Reali i Madridit ka arritur të fitojë provën e forcës me Sevijan, ku ka triumfuar pastër me shifrat 2-0. Heronjtë e takimit ishin mesfushorët Kasemiro e Modriç, të cilët shënuan në pjesën e dytë për t’i dhuruar fitoren ekipit të tyre.

Sfida nisi e ekuilibruar, ku të dyja ekipet patën raste, por nuk arritën të konkretizonin dhe në pushim shkuan me rrjeta të paprekura. Fraksioni i dytë, solli një Real krejtësisht të kundërt nga ai i pjesës së parë, ku madrilenët dominuan dhe krijuan shumë.

Fati i ndali dy herë, fillimisht Modriç goditi shtyllën, ndërsa disa minuta më vonë ishte Dani Sebajos, i cili preku traversën me një goditje fantastike. Gjithsesi, goli ishte rrotull dhe Kasemiro solli një “golazo” të çmendur.

Goditje perfekte dhe precize e brazilianit, e pakapshme për portierin Vaçklik. Gjithçka u administrua mjaft mirë deri në fund dhe “Los Blancos”, të cilët shënuan dhe golin e qetësisë me anë të Modriç. Një fitore, që i katapulton në vendin e tretë me tre pikë më shumë se Sevija.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *