Një rast i rrallë në futboll ka ndodhur në ditën e sotme në ndeshjen mes Rangers dhe Patrick të vlefshme për Kupën e Skocisë dhe që përfundoi në shifrat 3-2. Kur ishte minuta e 70 e takimit dhe rezultati ishte 1-1, një prej lojtarëve të Rangers është dëmtuar në fushë.
Futbollistët vendas nxorrën topin jashtë fushe dhe më pas ishte radha e lojtarëve të Patrick që t’i hidhnin topin kundërshtarit, për Fair Play. E teksa futbollisti i Patrick po bëhej gati për t’i dhënë topin rivalëve të tij, mesfushori i Rangers, Tilman, u tregua dinak dhe përfitoi nga momenti për t’i shënuar golin e dytë.
Kjo solli kaos të madh dhe përplasje fizike mes lojtarëve pasi po respektohej Fair Play dhe lojtarët e Patrick nuk ishin pozicionuar ende për të nisur lojën, por po kthenin topin te rivalët e tyre. Pas shumë diskutimeve u vendos që Patrick të realizonte golin nga porta tjetër. Ekipet ranë dakort që të falnin këtë gol dhe asnjë prej lojtarëve të Rangers nuk lëvizi. Një rast i tillë është parë më parë edhe në Shqipëri në ndeshjen mes Kukësit dhe Partizanit në Elbasan Arena.
Atëherë do të ishte Murataj që do të shënonte pasi Taipi ishte i dëmtuar. Kjo u konsiderua si mungesë Fair Play dhe ekipi nga kryeqyteti i fali golin Vesel Limajt duke hapur portën. Por ndryshe nga ky rast në Skoci, në ndeshjen e Shqipërisë nuk kishte ndonjë ndikim në fatin e takimit pasi gjithçka u zhvillua në minutën e 90 dhe Partizani ishte në avantazhin 0-2. /Sport Ekspres/
Stop what you’re doing right now and watch this! ?
Malik Tillman gives Rangers the lead in controversial circumstances which infuriates the visitors ?
Michael Beale then steps in and orders his side to allow Partick Thistle to score ??#ScottishCup | @ScottishCup pic.twitter.com/iUOtLalNGO
— Viaplay Sports UK (@ViaplaySportsUK) February 12, 2023