“Në Spanjë luhet futboll i hapur, duhej të kishte 25 gola tani”! Portieri i Kukësit: Myrto Uzuni të shënonte në Premier League? Të pyes Armando Brojën

Myrto Uzuni është duke shkëlqyer në La Liga 2 me Granadan teksa ka realizuar 17 gola deri tani. Një temë diskutimi është ngritur në emisionin “Ora Sport” që transmetohet në “RTV Ora” se sa të lehtë do ta kishte Uzuni për të shënuar edhe në Premier League.

Flitet për kampionatin më të fortë në botë ku po has vështirësi një potencial i jashtëzakonshëm si Armando Broja dhe ku dështuan pa e nisur mirë Rei Manaj dhe Thomas Strakosha, me këtë të fundit që luan ende shanset e tij.

Sipas portierit të Kukësit, Angelo Tafas, Uzuni do ta kishte shumë të vështirë për të shënuar në Angli dhe për këtë duhet të pyes edhe Armando Brojën. Ndërkohë gardiani i verilindorëve shprehet se Myrto duhet të shënojë më tepër në Spanjë pasi favorizohet nga futbolli i hapur.

“Me karakteristikat që ka Myrto Uzuni, ka akoma më shumë për të dhënë aty. Në Spanjë luhet shumë futboll i hapur dhe të lë hapësira për të shënuar. Jo 17, por 25 gola duhej të kishte shënuar. Nëse do të shënonte Myrto Uzuni në Premier League? Le të pyes pak Armando Brojën, atje është kampionati më i fortë në botë”, tha Tafas. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online