Vllaznia nuk arriti dot që të kalonte më tej në Conference League. Shkodranët janë eliminuar nga Linfield. Pas humbjes 3-1 në transfertë, shkodranët e kishin të pamundur që të realizonin përmbysjen.
Në Shkodër, ndeshja foli vetëm për Vllazninë. Por për fat të keq vetëm goli i Bekim Balajt mbylli historinë e takimit. Në minutat e fundit, Mala do të rrëzohej në zonë pas një kontakti me lojtarin kundërshtar. Për arbitrin loja duhej të vazhdonte, por në Shkodër ndihen të vjedhur dhe mendojnë se ky rast ishte penallti i paakorduar. /Sport Ekspres/