VIDEO/ Rakitiç ia bën mbëmjen të vështirë Barcelonës, katalanasit me një këmbë jashtë finales

Aventura e Barcelonës drejt finales së Kupës së Spanjës bëhet mjaft e vështirë, teksa katalanasit humbin 2-0 përballë Sevijës në ndeshjen e parë të gjysmëfinales. Sevija e nisi mjaft mirë ndeshjen duke rrezikuar porën e katalanasëve dhe në minutën e 25 Kounde gjen golin e parë. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0, me Barcelonën që provoi të barazonte por pa arritur qëllimin.

Në pjesën e dytë, Barcelona mori lojën në kontroll, duke rritur ndjeshëm posedimin e topit. Mesi provoi disa herë për të shënuar, por pa sukses. Teksa dukej se gjithçka do të mbyllej në 1-0, Ivan Rakitiç ndëshkon ish-skuadrën e tij dhe dyfishon shifrat në 2-0. Gjithçka duket e vështirë për Barcelonën, që e ndjen veten me një këmbë jashtë finales, pasi duhet të përmbysë disavantazhin me 2 gola në ndeshjen e kthimit./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

https://twitter.com/grandesligas_/status/1359619594441400322

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *