VIDEO/ Qeshje ironike dhe nuk e përmbajnë nervat, Brdariç grindet dhe braktis konferencën me gazetarët shkodranë: Çfarë ishte kjo pyetje?

Vllaznia humbi me shifrat 1-2 ndaj Tiranës dhe nga ana tjetër Brdariç ka humbur durimin. Në konferencën për shtyp mes gazetarëve shkodranë, sjellja e trajnerit ka qenë në kufijtë e skandalozes.

Teksa është pyetur nëse mund të shkarkohet nga klubi pas kësaj disfate, nervat e Brdariç kanë prekur kulmin: “Po çfarë ishte kjo pyetje? Seriozisht e keni? Duhet të tregoheni më të kujdesshëm. Ne kemi ndërtuar një Vllazni të re, që është shumë kompetitive.

Tani po më pyesni që unë të shkarkohem? E përse? Sepse po humbas me Tiranën që do të fitojë titullin kampion? Nuk më duket normale që të më bëni një pyetje e tillë”, tha Brdariç duke qeshur në mënyrë ironike dhe duke braktisur konferencën. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online