Vllaznia humbi me shifrat 1-2 ndaj Tiranës dhe nga ana tjetër Brdariç ka humbur durimin. Në konferencën për shtyp mes gazetarëve shkodranë, sjellja e trajnerit ka qenë në kufijtë e skandalozes.
Teksa është pyetur nëse mund të shkarkohet nga klubi pas kësaj disfate, nervat e Brdariç kanë prekur kulmin: “Po çfarë ishte kjo pyetje? Seriozisht e keni? Duhet të tregoheni më të kujdesshëm. Ne kemi ndërtuar një Vllazni të re, që është shumë kompetitive.
Tani po më pyesni që unë të shkarkohem? E përse? Sepse po humbas me Tiranën që do të fitojë titullin kampion? Nuk më duket normale që të më bëni një pyetje e tillë”, tha Brdariç duke qeshur në mënyrë ironike dhe duke braktisur konferencën. /Sport Ekspres/