Jemi mësuar që shpesh në fushat e futbollit të ketë episode të çuditshme , ku protagonistë bëhen kafshë të ndryshme. Të gjithë e kujtojnë macen që në Champions mori shumë famë, pas sfidës Beshiktash-Bajern.
Fundjavën që lamë pas, konkretisht pasditen e së dielës, në Gjeorgji zhvillohet sfida midis Dila Gorit dhe Torpedo Kuitasit, e vlefshme për kampionat. Ajo që ka rënë në sy për këtë ndeshje ka qenë hyrja e një qeni në fushë, ku loja u ndërpre për thuajse 5 minuta, deri sa një nga lojtarët e Torpedos e ka nxjerrë jashtë fushe.
Qeni ka qëndruar më së shumti me portierin e skuadrës së Torpedos, Roin Kvaskvadze, me të cilin qeni duket se kishte krijuar një lidhje speciale. Më pas stafi mjekësor i Dila Gorit do të tentonte ta nxirrte me forcë nga fusha, por tentativa e stafit të vendasve nuk ka përfunduar e suksesshme pasi qeni ende nuk u largua. U desh më pas ndihma e një lojtari tjetër të Torpedos, David Kurtsilavës, i cili e ka nxjerrë qenin dhe loja ka vijuar më pas.