Video që tregon shumë, tifozët e Craiovas nisnin vërshëllimën pasi Zogovic po vononte nisjen e topit në minutën e…5!

Një diskutim që është ngritur shumë herë në Shqipëri sa i përket Kombëtares dhe ekipeve tona është: “A duhet të vazhdojmë me futbollin mbrojtës dhe të humbasim kundër ekipeve të mëdha në këtë mënyrë apo duhet të zgjedhim që të guxojmë më tepër, për t’i sulmuar dhe pa pasur frikë?”.

Përballja e Vllaznisë në transfertën e Rumanisë ishte pikërisht shëmbëlltyra e Kombëtares në këto vitet e fundit. Ekipi i Mirel Josës ishte i vendosur i gjithi mbrapa, duke mos goditur asnjëherë në portën e Craiovas.

E gjitha kjo po e jepte efektin në prapavijë pasi rumunët nuk po arrinin të depërtonin te porta e Zogovic. Megjithatë një super gol nga distanca prishi gjithë planet e ndeshjes, duke e përfunduar takimin aty.

Për të kuptuar idenë e qartë se për çfarë kishte shkuar Vllaznia, mjafton të shihet sjellja e Zogovic që në minutën e pestë duke kërkuar që të fitojë disa sekonda, ndërsa ka marrë edhe vërshëllimat e tifozëve të Craiovas. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online