Skena që bëri xhiron e botës dhe shkaktoi zemërimin e tifozëve të Real Madridit ndodhi në fund të ndeshjes kundër Talvaleres, në një moment kur klubi mbretëror po përjetonte një dramë të vërtetë.
Ndërsa Talavera shënoi golin e dytë, për 2-3 dhe për të bërë një tronditje të lehtë, kamerat kapën diçka që vështirë se mund të justifikohet. Tabela e rezultateve tregonte 3-2, loja ishte në minutën e 91-të, nervozizmi ishte i prekshëm në stolin e Realit, Xabi Alonso ishte dukshëm i tensionuar, lojtarët ishin të rraskapitur dhe në panik. Dhe në stol? Vinicius Junior dhe Endrick qeshnin! /Elio Hajdari-Sport Ekspres/