Cristiano Ronaldo i ka dhuruar trofeun e parë Al Nassr. Ekipi i portugezit arriti që të mposhte në finale të Kupës së Klubeve Arabe ekipin e Al Hilal, mes një drame të madhe, duke e fituar për herë të parë në histori. Koha e rregullt përfundoi në barazimin 1-1, teksa nga krahu i Al Nassr u ndëshkua me karton të kuq Al Amri.
Në shtesat 30 minutëshe ishte Cristiano Ronaldo që vendosi fatin e finales. Me golin e tij në minutën e 98 do t’i jepte fund gjithë historisë dhe ia dhuroi ekipit atë trofe për herë të parë në histori. Ndërkohë vërtet interesant është një moment nga gëzimi i Ronaldos. Pavarësisht se është 38-vjeç dhe luan te Al Nasr, pasioni dhe mënyra sesi e përjeton ndeshjen është po i njëjti. /Sport Ekspres/
Still has the same passion at 38 ?pic.twitter.com/SkpDlgBsab
— ?? ?? ? (@MagicalBroja) August 12, 2023