Nuk duhet me patjetër që të shohësh për të përjetuar emocion. Një video që po thyen rekordet e rrjeteve sociale është ajo e një djali 12-vjeç që është i verbër. I ndodhur së bashku me babain e tij, tregohet mënyra sesi përjetohet goli i Lionel Mesit ndaj Meksikës.
Emocioni ishte i pastër, nga ato që nuk shihen rrallë tek tifozët. Kjo video ka marrë më tepër se 300.000 pëlqime në Instagram, ndërsa mbi të shkruhet: “Nuk është e nevojshme të shohësh për të përjetuar pasionin e futbollit”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
A blind 12-year-old Argentina fan celebrating Lionel Messi’s goal against Mexico with the help of his father who mimics the action on the pitch with his hands positioned over his son’s. Beautiful. pic.twitter.com/8Q16WfbOsD
— Natter Football (@NATTERFOOTBALL) November 30, 2022