Video që i tregon të gjitha! Pse ra Liverpuli? Mane nuk do t’i pasojë Salah, shihni skenat e ndodhura

Ndërsa vetëm 2 muaj më parë Liverpuli ishte në vendin e parë në kampionatin anglez, tashmë gjendet në vendin e 6-të, me 5 pikë larg nga vendi i katërt që mbahet nga Çelsi. Të kuqtë fituan ndaj Ëolves me rezultatin 0-1 në datën 15 Mars, por situata nuk është aspak e qetë tek kjo skuadër.

Vitet e kaluara Mane dhe Salah përbënin një çift perfekt në sulm, ndërsa këtë sezon duket se ka mosmarrëveshje midis lojtarëve. Së fundmi në Tëitter është shpërndarë një video, ku në shumë raste Mane refuzon t’i pasojë topin Salah, duke preferuar të bëjë “egoistin”.

Madje në një rast, Mo Salah ishte një pozicion perfekt për të shënuar gol, por Sadio Mane nuk asistoi. Video është shpërndarë nga një ndjekës i Salah në Tëitter, ku kritikon hapur senegalezin për individualizëm. Krisjen mes lojtarëve e ka thënë i pari edhe Oëen, i cili u shpreh se Mane nuk fiton më penallti vetëm se nuk dëshiron që Salah të bëjë gola. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online