Video që i bëri me lot në sy tifozët e Real Madrid! A luajti El Clasico-n e fundit? Luka Modric shikonte sesi tifozët dhe shokët e ekipit festonin fitoren

Mbrëmë Real Madridi ka mposhtur Barcelonën me rezultat 3-2 në stadiumin e mbushur në “Santiago Bernabeu” dhe një ndeshje të shkëlqyer ka zhvilluar edhe futbollisti kroat, Luka Modric. Është e sigurt që Modric ishte një nga më të mirët në skuadrën e Realit në El Clasicon e mbrëmshme, por pas përfundimit të ndeshjes në Madrid, të gjithë ngelën me pikëpyetje nga një detaj.

Tashmë është e ditur se kontrata e Modric me Real Madridin skadon në fund të sezonit dhe nuk është dakorduar vazhdimi i bashkëpunimit, kështu që gjithnjë e më shumë ka gjasa që kroati të largohet nga klubi mbretëror në verë.

Për shkak të kësaj, shumë po pyesin nëse Modri? luajti El Clasicon e tij të fundit mbrëmë dhe video që vunë re pas përfundimit nuk ishte shumë premtuese.

Teksa lojtarët e Real Madridit po festonin fitoren me tifozët e tyre ndaj rivalëve të përjetshëm, Barcelonës, kamera regjistroi Modric duke qëndruar pas tyre dhe vetëm duke parë festën e bashkë lojtarëve dhe tifozëve të tij.

Shumë janë të sigurt se kjo ishte ndoshta një shenjë se Modriç luajti El Clasicon e tij të fundit mbrëmë dhe se ai do të largohet nga Real Madridi në verë dhe për këtë arsye po shikonte me vëmendje gjithçka që po ndodhte sepse për të kjo ndeshje ishte padyshim e veçantë nga rëndësia. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/