“Video që duhet shfaqur në çdo shkollë”, media e njohur spanjolle i bën jehonë ndershmërisë së Belotit

Andrea Beloti bëri një gjest për tu përshëndetur nga të gjithë në ndeshjen e fundit në kampionat kundër Atalantës. Sulmuesi italian rrëzohet në afërsi të zonës në një moment kur Torino ishte duke humbur 3-0, por menjëherë i bën me dije arbitrit se nuk kishin të bënin me faull. Duke qenë se gjyqtari e kishte marrë tashmë vendimin, Beloti zgjedh tja kthejë përsëri topin portierit rival.

Kjo ka tërhequr vëmendjen e prestigjozes spanjolle, “Marca“, e cila i ka kushtuar një artitull në faqen e fundit të gazetës. “Beloti: Video që duhet parë”, ishte titulli i shkrimit të medias madrilene, që më tej shkruan se ky gjest duhet shfaqur në të gjitha shkollat.

“Nuk është e zakonshme të shohësh një lojtar që bie përtokë dhe të paralajmërojë arbitrin se nuk e kanë shtyrë. Akoma më pak kur je duke humbur 3-0 nga Atalanta. Andrea Beloti, sulmuesi i Torinos, është ndryshe. Nuk ishte as faull as karton i verdhë për argjentinasin Romero. Por meqenëse gjyqtari Fourneau kishte vërshëllyer tashmë, Beloti mori topin dhe ia dha përsëri kundërshtarit.

Kjo është një video që duhet të shfaqet në të gjitha shkollat, por nuk pati shumë fat. Nuk është ndër më të klikuarat e fundjavës”, shkruan “Marca” në artikullin e saj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online