E ardhmja e Messi-t vë përballë trajnerët, Koeman thumba trajneri të ekipit francez: I pëlqen të jetë protagonist

E ardhmja e Messi-t është një temë që ka zënë një peshë shumë të rëndë në botën e futbollit që nga vera e shkuar, ndërsa tashmë ka vënë përballë njëri-tjetrit dy trajnerë. Koeman do të shprehej pak kohë më parë se personat të cilët flasin për të ardhmen e argjentinasit tregojnë mungesë respekti për Barcelonën. Por pas kësaj deklarate ka ardhur një “goditje“ nga kreu i pankinës së Lionit, Rudi Garcia.

Në konferencën për shtyp përpara sfidës kundër Seville, holandezi i skuadrës katalanase ka vendosur të flasë edhe për homologun e tij, ku nuk i ka kursyer thumbimet. Sipas Koeman, Garcia nuk është një person i rëndësishëm për të, ndërsa thekson se i pëlqen shumë të jetë protagonist në media.

“Nuk e di pse e bëjnë këtë, nëse kënaqen duke folur për të ardhmen e Messit edhe ata mund ta bëjnë një gjë të tillë. Tani po flet edhe një trajner i Lionit, i cili duket se i pëlqen shumë të flasë me shtypin dhe të jetë protagonist. Por Rudi García nuk është një person i rëndësishëm për mua, unë vetëm duhet të përgatis ndeshjet e ardhshme. Dhe pastaj do të shohim”, ka deklaruar Ronald Koeman./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online