Sparta e Pragës ka marrë një fitore mjaft të thellë, 1-5, kundër Jablonecit. Kampionët e Republikës Çeke e kanë zgjidhur ndeshjen që në pjesën e parë, kur kanë shënuar 5 gola në portën kundërshtare. Një element i rëndësishëm në këtë përballje ka qenë edhe Qazim Laçi.
Tre gola kanë nisur nga këmbët e tij. Mesfushori i Kombëtares kuqezi ka dhënë fillimisht një vertikalizim nga mesfusha për Mincev, i cili nuk gabon përballë portierit në minutën e 35. Vetëm 4 minuta më vonë, Laçi lë një pasim të thjeshtë për Kairinen-in, i cili i dërgoi shifrat në 0-4. Ndërkohë në minutën shtesë të pjesës së parë, Qazim Laçi tregon klasin e tij, duke dhënë një asist fantastik për Wiesner-in, që i vetëm në zonë nuk e ka të vështirë të shënojë. Një ditë e veçantë për mesfushorin e palodhur shqiptar, i cili e ka nisur sezonin në formë të jashtëzakonshme./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Jablonec – Sparta 0:5
Druhá asistence také pro Laciho. Jeho na?echraný centr poslal hlavou do brány Wiesner. Všechny momenty utkání zde ?? https://t.co/MTmLPrldL5 pic.twitter.com/LZZI2bYThR— Deník Sport (@DenikSport) August 12, 2023