Pas asistit të dhënë në ndeshjen kundër Arisit të Limasolit në Europë, Qazim Laçi bëhet përsëri protagonist për Spartën e Pragës. Mesfushori shqiptar ka gjetur rrugën e rrjetës për klubin e njohur çek. Pas një rrëmuje të krijuar në zonën e Teplices, Laçi përfitoi dhe e ndali topin në rrjetë në minutën e 72-të të takimit.
Lojtari i Kombëtares kuqezi shpërtheu në festë nga gëzimi, duke qenë se goli me skuadrën i mungonte prej disa kohësh. Ndërkohë në minutën e 90 Olatunji shënoi edhe golin e fitores, që i vulosi shifrat në 2-1./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Grigar neudržel st?elu Haraslína, z dorážky se prosadil Laci, 1:1. Všechny momenty utkání zde ?? https://t.co/nzVRrvbMSh pic.twitter.com/AxcQ8IFMJz
— Deník Sport (@DenikSport) December 17, 2023