VIDEO/ Qatip Osmani kthen Vllazninë e Shkodrës! 5-0 kundër Skënderbeut, Teuta-Dinamo mbyllet mes dramës

Qatip Osmani po kthen Vllazninë e vërtetë! Shkodranët kanë dhuruar spektakël dhe një fitore të thellë kundër Skënderbeut në shifrat 5-0. Heroi i vërtetë i takimit ishte Gruda, i cili arriti të shënonte një tripletë dhe padyshim që këtë ndeshje do ta mbajë mend gjatë në kujtesë. Nga ana tjetër, Bekim Balaj ka shënuar një gol ku pas një sprinti të madh të Malës, i gjendur me portën bosh, nuk ka gabuar.

Goli i fundit u shënua si një dhuratë nga Frashëri, me lojtarin e Skënderbeut që dërgoi topin në portën e tij për ta mbyllur në shifrat 5-0. Nga ana tjetër, Teuta-Dinamo u mbyll mes dramës në 1-2. Lorenzo Vila shënoi golin e parë, Daci ktheu baraspeshën dhe më pas ishte sërish Vila që i dha avantazhin Dinamos. Në fund, Realdo Fili shënoi një gol të mrekullueshëm për të barazuar rezultatin, por goli i tij do të anulohej pasi një prej shokëve të skuadrës ndërhyri në atë aksion dhe vinte nga pozicioni jashtë loje. /Sport Ekspres/

Teuta-Dinamo 1-2 Daci 35’/ Vila 12′, 43′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online