VIDEO/ “Pushoni pak”! Skena që rrallë shihen në futboll, portieri i Al Nassr-it urdhëron tifozët e tij të mos bëjnë zhurmë

Tifozët njohen si lojtari i 12 në botën e futbollit dhe shpesh herë futbollistët kërkojnë nga mbështetësit e tyre që të krijojnë një atmosferë sa më të ndezur në stadium. Thirrjet e tifozëve janë një motivim shtesë për lojtarët, por ky nuk është rasti i portierit të Al Nassr-it.

Skuadra kundërshtare ka të drejtën e ekzekutimit të një goditjeje dënimi dhe Nawaf Al Aqidi përpiqet të rreshtojë murin mbrojtës. Komunikimi duket i vështirë për të, pranaj urdhëron tifiozët që të pushojnë së foluri. Gardiani i Al Nassr-it kthehet me fytyrë nga tifozët dhe u bën me shenjë që të heshtin në mënyrë që të komunikojë më qetësisht me shokët e tij të skuadrës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online